Gallatë në Uruguaji, ‘gol jo gol’, Kastilo mbyllet në stadium

Skandal në Uruguaj gjatë gjysmëfinales së kupës së vendit ndërmjet Salto-Cerro Largo. Gjyqtari Eduardo Kastilo ndërpret lojën në minutën e 91′.

Në këtë minutë, teksa shifrat ishin 1-1, vjen goli i Salto. Gjyqtarët e akorduan gol, pastaj u anulua, u quajt sërish dhe sërish gjytari Kastilo pasi shikoi në celular rastin, e anuloi përsëri.

Një varg vendimesh që nuk bënë gjë tjetër veçse krijuan një situatë tejet të agravuar. Një situatë krejtësisht jashtë kontrollit për gjyqtarin, i cili iku në dhomat e zhveshjes për t’i shpëtuar zemërimit të lojtarëve të acaruar.

Raporti thotë: “Ndeshja u pezullua për shkak të mungesës së garancive nga ana e protagonistëve të lojës duke pasur parasysh ngjarjet në fushë. Për vendimin tim, nuk kishte klimë për të vazhduar rrjedhën normale të lojës”.

Ajo që është edhe më absurde në lidhje me historinë e këtij takimi është se rezultati nuk u bë i ditur. Pra 2-1 apo 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!