Maradona: Unë dhe familja nuk jemi me Covid-19

Ditët e fundit u abuzua mediatikisht se legjenda e gjallë botrore e futbollit Diego Armando Maradona, figuron i prekur nga Covid-19.

Argjentinasi 60 vjeçar ndërsa nga natyra vijon të jetë tejet impulsiv, ka reaguar duke shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se ‘ai së bashku me familjen e tij, është shëndoshë e mirë’.

Postimi:

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju thoja që falë Zotit, djali im Diego Fernando, vajza ime Jana, Veronika dhe unë, nuk kemi Koronavirus.

Ju dërgoj një puthje të madhe dhe faleminderit shumë të gjithëve që jeni preukupuar për statusin tonë shëndetësor. Dhe forca të gjithë atyre që janë duke luftuar”,shkruan Maradona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!