Kukësi, Laçi dhe Teuta mësojnë arbitrat…
UEFA përcakton gjyqtarët për skuadrat e Superiores në turin e dytë europian.
UEFA ka përcaktuar gjyqtarët e tri skuadrave të Kategorisë Superiore të cilat do të ndeshen në turin e dytë kualifikues të Europa League. Janë Kukësi, Laçi dhe Teuta teksa në 17 shtator do luajë në impiantet sportive të Shqipërisë.
Kukësi-Volfsburg (20:00) ‘Air Albania Stadium’
Kukësi- Volfsburg do të gjykohet nga arbitra kroatë të kryesuar nga Duje Strukan, i cili prej gjashtë vitesh mban stemën e FIFA-s. Goran Perica dhe Hërvoje Radiç janë ndihmësit, ndërsa i katërt, do të jetë Marin Vidulin, po nga Kroacia.
Laçi- Hapoel Ber Sheva (19:00) ‘Elbasan Arena’
Ndërkohë Laçi do të presë Hapoel Ber Sheva-n në ‘Elbasan Arena’ në orën 19:00. Ky takim sipas UEFA-s i është ngarkuar një katërshe holandeze. Kryesor do të jetë, Jokem Kamfuis. Dy asistentët e tij do të jenë Johan Balder dhe Bas Van Dongen. Alard Lindhout është i katërti po nga vendi i harkëtarëve.
Teuta- Granada (16:00) ‘Niko Dovana’:
Sakaq, durrsakët do të përballen për turin e dytë kualifikues me Granadën e LaLiga-s në një orar të papërshatshëm (16:00).
Ky takim parashikuar në ‘Niko Dovana’do të gjykohet nga arbitra francezë, me kryesor 27 vjeçarin Delajod Uilli. Debutuesi do ketë asistentë Siril Munjier dhe Filip Zhan. Ndërkohë, arbitër i katërt do të jetë Erik Vatelier.