Një javë larg, 7 skuadra shqiptare në Europë…

Shtatori i ngjeshur me evente futbollistike të ekipëve Kombëtare dhe të klubëve shqiptare, privohet nga starti i edicionit të parashikuar në 12 shtator.

Jo vetëm në Kategorinë Superiore por dhe në Ipko, janë deklaruar se kampionatet do të shtyhen. Probleme në organizim dhe një peticion drejtuar qeverisë nga Liga Profesioniste e klubëve të Shqipërisë nuk merr përgjigje në kohë…

Por jo kompeticioni europian i Europa League i cili ecën normanlisht. Si asnjëherë tjetër, shumë klube shqiptare janë ende ne garë.

Me Tiranën automatikisht (me short) në turin e tretë, në 17 shtator stafeta është kjo:

Kukësi, Laçi, Teuta nga Shqipëria, Drita nga Kosova dhe Shkëndija Tetovë e Renova nga Maqedonia e Veriut, do luajnë fatet e tyre me një takim në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës.

Programi i skuadrave shqiptare në turin e dytë kualifikues:

17 shtator 2020:

Teuta-Granada 16:00 (Niko Dovana)

Laçi-Hapoel Ber Sheva 19:00 (Elbasan Arena)

Kukësi– Volfsburg 20:00 ( ‘Air Albania Stadium’)

Renova-Hajduk Split 15:30

Botoshani- Shkëndija Tetovë 17:45

Sileks-Drita 20:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!