Java e 23-të, luhet vetëm për mbijetesë…
Kategoria e Parë, sot luajti ndeshjet e javës së 23-të. Duke përjashtuar takimin Besa-Bylis në grupin B, i cili u ndërpre nga gjyqtari Kola për shkak se tifozët goditën asistentin e tij Rexha, ndeshjet e tjera nuk patën ndonjë interes. Ato u zhvilluan thjeshtë për të plotësuar kalendarin e kampionatit.
Në grupin e skuadra që luajnë në “play-off”, nesër Vllaznia, kryesuesja e grupit A, do të ndeshet në Shijak me Erzenin vendës, në një takim ku çdo rezultat nuk i prish punë shkodranëve, që thuajse e kanë siguruar kalimin në Superiore.
Në Kategorinë e Parë, takimet më interesante janë ato ku luftohet për mbijetesë, ku ende shumë verdikte janë të paqartë.
Ja përfundimet e takimeve të javës së 23-të:
Kategoria e Parë – Java 23
GRUPI A, play-off
Besëlidhja-Dinamo 0-0
Erzeni-Vllaznia (nesër)
Korabi – pushim
GRUPI A, play-out
Veleçiku-Shënkolli 1-1 (Toma 8′ / Rub. Danaj 16′)
Vora-Iliria 2-0 (Ezike 16′, 27′)
Burreli – pushim
GRUPI B, play-off
Besa-Bylis 0-1 (Antoni 19′ – e ndërprerë)
Egnatia-Oriku 1-2 (Canka 23′ / Kongjini 9′, Gonzalez 17′)
Lushnja – pushim
GRUPI B, play-out
Pogradeci-Tomori 1-1 (Liçkollari 22′ / Dervishi 10′)
Turbina-Elbasani 2-0 (Sallaku 15′, Bërdufi 32′)
Apolonia – pushim