Në Kavajë ndalet ndeshja, tifozeria e tepron

Sërish skena dhune, Besa-Bylis, përfundon në disiplinë

Në Kategorinë e Parë, në supersfidën e grupit “B”, mes Besës dhe Bylisit ndalet loja. Në fushë vërshuan bidonë me ujë, ndërkohë që gjyqtarët vendosen të mbyllin ndeshjen.

Gjithçka erdhi pas kartonit të kuq të Danajt për ekipin vendas, teksa tifozeria vëndase ka reaguar ashpër nga tribuna. Vijerojtësi Rexha, pretendon se është goditur.

Pas zyrtarizimit se ndeshja nuk mund të vijojë, trajneri i Besës, Magani, mori përgjegjësinë për lojën e dobët të lojtarëve në fushë, por nga Kavaja ai tha se loja u gjykua me mjaft të meta.

Peqinasi në dëshpërim, akuzoi hapur trupën e gjyqtarëve për pandershmëri. Nga ana tjetër, Bylis me gjasë do marrë fitoren në tavolinë, duke u bërë më i sigurtë drejt kthimit në Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!