Presidenti Gjoka largohet nga skuadra…

Kreu i klubit të Turbinës, presidenti Gentian Gjoka, ka vendosur të largohet nga skuadra e qytetit të Cërrikut. Shkas për këtë vendim të panegociushëm janë raportet jo të mira të krijuara midis Bashkisë së Cërrikut dhe presidentit Gjoka, ku mungesa e financave, ka luajtur rol parësor në këto marrëdhënie.
Lajmi është raportuar gjatë emisionit “Nga njera ndeshje në tjetrën” që moderohet nga Erga Kruja në Radio Tirana, ku krahas fitores 3-0 të Turbinës ndaj Elbasanit, u njoftua edhe për “divorcin” e presidentit Gjoka nga skuadra e Cërrikut.
Pavarësisht nga fitorja e merituar ndaj elbasanasve, skuadra e Turbinës vazhdon përpjekjet e saj për të mbijetuar në grupin B të Kategorisë së Parë. Largimi i presidentit Gjoka në një moment të tillë, me gjasa mund përkeqësojë akoma më tepër situatën te skuadra e Turbinës, e cila prej kohësh përjeton vështirësi serioze financiare.