Shaktari ngre trofeun, tifozët në ‘Zoom’
Shaktar mori zyrtarisht trofeun e kampionit në Ukrainë. Drejtuesit e klubit, stafi trajnues dhe lojtarët, zbritën në fushë për duartrokitjet e të pranishmëve sipas një protokolli të reduktuar.
Ata morën medalje të arta nga duart e presidentit të UAF, Andrei Pavelko dhe drejtorit ekzekutiv të UPL, Eugene Dikoy.
Pas këtij momenti, kapiteni i Shaktar Donjesk, Andrei Pyatov ngriti kupën e kampionatit në mes të skuadrës kampione.
Duhet të theksohet, se posaçërisht për këtë ndeshje në NSC “Olympic” ishin montuar ekranet e mëdha, në të cilat tifozët e skuadrës u shfaqen drejtpërdrejt dhe mbështetën ekipin në ekranet ‘Zoom’. (Video)
🏆 Чемпионский кубок в надежных руках! ⚒🧡#ШахтерЧемпион pic.twitter.com/RIHMDVte4v
— ⚒FC SHAKHTAR DONETSK (@FCShakhtar) June 28, 2020