Olainka kampion me Sllavian…

Sllavia e Pragës shpallet kampione e Çekisë. Tri javë nga fundi, ekipi i kryeqytetit çek arriti të mundë Pilzen dje 1-0 duke bërë praktikisht të pamundur kapërcimin e tyre.

Kampionët e rinj, kanë 9 pikë më shumë se ndjekësi që në këtë rast është vetë Viktoria Pilzen.

Ndërkaq me ekipin e ri kampion edhe Piter Olainka. 24 vjeçari nga Nigeria rezulton pjesë e kampionait shqiptar (2013-2016) dhe kampion me Skënderbeun.

Sulmuesi luajti fillimisht me Blyis për të kaluar te korçarët të cilët e shiten te Gent në Belgjikë.

Olainka u aktivizua më pas me Zulte po në Belgjikë dhe më pas në 2018-tën, kaloi te Sllavia në Republikën Çeke. Sot kampion i ri i Slavias…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!