Rrëzohet Debrecen, tifozët godasin skuadrën…

Pas 27 vitëve skuadra bie nga OTP League. Policia shpëton futbollistët e Debrecen nga agresioni i tifozëve vendas.

Në të shkuarën vinin si kampionë dhe ndesheshin me Skëndërbeun për turet e Champions League, ndërsa dje i dhanë në mënyrë surprizë lamtumirën elites së kampionait hungarez.

Debrecen në javën e fundit pati përballë Paks dhe vetëm fitorja e shpëtonte skuadrën e historisë ‘mazhare’. Në fund barazimi 1-1, ka bërë të buzëqeshë Paks pasi në të kundërt do rrëzoheshin ata.

Dramatike minutat shtesë teksa Debrecen godet traversën me topin që përfundon mbi vijën e portës por pa e kaluar atë.

Vërshëllima e fundit ka parë lojtarët vendas të shtrihen në fushë dhe tifozët vendas që sulen drejt tyre për ti goditur.(Në Hungari janë lejuar tifozët gjatë pandemisë).

Nëse dikur flitej për një klub modern me Akademi, disa fusha stërvitore dhe bilance të pasura, sot Debrecen duhet të mendojë komportimin një Ligë më poshtë. Tifozët nuk ja falen…rroftë policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!