E turpëroi Soçi, Rostov në deklaratë…
“Soçi nuk pranoi ofertën tonë për të shtyrë ndeshjen” -shkruan klubi i Rostov.
Presidenti i Rostov Artashes Vladimiroviç, nuk do t’ja dijë për shifrat e humbjes së djeshme 10-1 në Soçi. Kreu i klubit foli me superlativa për djemtë e rinj që përfaqësuan klubin.
“Djemtë tanë janë të shkëlqyer. Nuk ka rëndësi tjetër. Këta djem janë kampionët e ardhëshëm‘- tha Vladimiroviç.
Rostov u turpërua mbrëmë 10-1 në fushën e Soçit, për faktin se skuadra u detyrua të aktivizojë ekipin ‘primavera’ pas 6 rasteve me COVID-19 dhe skuadrën e parë në karantinë.
Gjithësesi, klubi rus mendoi të shpjegonte çështjen me një deklaratë zyrtare:
“Shumë tifozë që nuk flasin rusisht nuk e kuptuan arsyen e këtij rezultati. Gjashtë lojtarët tanë u infektuan me koronavirus dhe ekipi u karantinua. Sochi nuk pranoi ofertën tonë për të shtyrë ndeshjen, kjo është arsyeja pse ne u detyruam të aktivizojmë futbollistë midis moshës 16 dhe 19 vjeç. Rezultati është i bezdisshëm, por ne duam që tifozët të shikojnë anën pozitive”- shpjegoi klubi
Në këtë takim, të gjithë lojtarët e Rostov, nga mosha 16 deri në 19 vjeç, nuk kishin zhvilluar asnjë ndeshje në Premier Ligën Ruse.