Rusi/Rostov luan me të rinjtë, Akhmat fiton me përmbysje

Valeri Karpin, trajneri i Rostov, hodhi në fushë futbollistë të moshës deri në 17 vjeç. Rostov ishte kategorikisht kundër startit të kampionatit, pasi 6 lojtarë të prekur nga COVID-19 dhe thuajse e gjithë skuadra, gjendet në karantinë. Për të mos humbur në tavolinë ndaj Soçit.

Filloi sot me polemika të mëdha kampionati rus. Fillimisht klubi i Rostov deklaroi se ka gjithë ekipin në karantinë dhe se në sfidën ndaj Soçit, do të udhëtojë me futbollistë të akademisë. Në fakt një veprim i tillë u muar nga klubi vetem që të mos penalizohej nga federata. Në fund takimi vulosi shifra të pazakontë: Soçi fitoi 10-1

Sakaq, Akhmat Grozny i shqiptarëve Roshi e Berisha, ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Skuadra çeçene fitoi me rezultatin 2-4 ndaj Krylya Sovetov Samara. Një ndeshje me shumë gola, disi e veçantë për kampionatin rus (6 gola, por edhe një rezultat me përmbysje).

Në këtë përballje me Akhmat, edhe dyshja shqiptare Roshi-Berisha, që e nisën takimin si titullarë dhe në bashkëpunim shënuan edhe golin e 4-t të skuadrës së tyre. Roshi mori krahun, ndërsa bëri një driblim fantastik dhe asistoi për Berishën, që me portën bosh e dërgoi në rrjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!