E turpëroi Soçi, Rostov në deklaratë…

“Soçi nuk pranoi ofertën tonë për të shtyrë ndeshjen” -shkruan klubi i Rostov.

Presidenti i Rostov Artashes Vladimiroviç, nuk do t’ja dijë për shifrat e humbjes së djeshme 10-1 në Soçi. Kreu i klubit foli me superlativa për djemtë e rinj që përfaqësuan klubin.

Djemtë tanë janë të shkëlqyer. Nuk ka rëndësi tjetër. Këta djem janë kampionët e ardhëshëm‘- tha Vladimiroviç.

Rostov u turpërua mbrëmë 10-1 në fushën e Soçit, për faktin se skuadra u detyrua të aktivizojë ekipin ‘primavera’ pas 6 rasteve me COVID-19 dhe skuadrën e parë në karantinë.

Gjithësesi, klubi rus mendoi të shpjegonte çështjen me një deklaratë zyrtare:

Shumë tifozë që nuk flasin rusisht nuk e kuptuan arsyen e këtij rezultati. Gjashtë lojtarët tanë u infektuan me koronavirus dhe ekipi u karantinua. Sochi nuk pranoi ofertën tonë për të shtyrë ndeshjen, kjo është arsyeja pse ne u detyruam të aktivizojmë futbollistë midis moshës 16 dhe 19 vjeç. Rezultati është i bezdisshëm, por ne duam që tifozët të shikojnë anën pozitive”-  shpjegoi klubi

Në këtë takim, të gjithë lojtarët e Rostov, nga mosha 16 deri në 19 vjeç, nuk kishin zhvilluar asnjë ndeshje në Premier Ligën Ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!