Elbasani ngre kokë, mund Turbinën në derbi…
Kryesfida e Kategorisë së Parë i shkon Elbasanit. Laze feston ditëlindjen larg fundit…
Janë luajtur sot pesë takime në Kategorinë e Parë për të dyja grupet në fazën play-out. Në Grupin A, Burreli-Veleçiku dhe Egnatia -Tërbuni ndërsa në Grupin B, Oriku- Shënkolli, Devolli-Iliria dhe Elbasani-Turbina.
Interesant fakti që në disa fusha pritëse, skuadrat udhëtuese, e patën të lehtë për të kaluar.
Në derbin e Prefekturës së Elbasanit mes Elbasanit dhe Turbinës së Cerrikut, u luajt një supersfidë e mbushur me emocione. Vendasit fituan 3-2 dhe lëshuan vendin e fundit në tabelë.
Kategoria e Parë, Rezultate sot:
Grupi A
Burreli – Veleçiku 0-2
Egnatia – Tërbuni 2-1
Grupi B
Oriku – Shënkolli 3-2
Devolli – Iliria 1-2
Elbasani – Turbina 3-2