Barushi: ‘Situatë e vështirë, duam gjyqtarë përgjegjës’

Ermal Barushi ish-virojtësi ndërkombëtar i gjykimit me petk drejtuesi te Dinamo e Tiranës, ishte i ftuari i Radio Tiranës në emisionin ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’, të moderatores Erga Kruja, përpara se të startonin takimet e Kategorisë së Parë të ditës.

Ai foli për rivalitetein në grupin A, por dhe për situatën e Dinamos, duke evidentuar faktin se skuadra blu, do ta ketë të vështirë për të qëndruar. Por do ja dalë…

Pytejes së analistit sportiv Shpëtim Gjoshi, mbi gjykimet në këtë Kategori, Barushi iu përgjigj, duke thënë se dhe gabimet njerëzore ndikojnë në verdikte.

Grupi A?

Për kreun Kastrioti duket i shkëputur, por dhe Besëlidhja lufton për të qënë në Superiore. Në play-out, renditja nuk është përfundimtare, do ketë ndryshime deri në fund.”

Dinamo?

Situata e Dinamos në renditje nuk është e mirë. Përpos ndryshimeve, në janar u ndryshu krejt skuadra. Edhe historia e Peqinit (Shkumbini u përjashtua: redaktori), na u hoqen 4 pikë. Gjykojmë situatën. Çdo ndeshje është finale.”

Rivalët?

Mendoj se do jenë të luftuara si në Burreli- Veleçiku, ashtu dhe Egnatia- Tërbuni. Çdo gje mbetet e hapur deri në fund.

Gjykimet në Shqipëri?

Le të themi se në këtë fazë të kampionatit gjykimet marrin shumë rendësi. Çdo gabim ndikon te verdiktet e klubeve. Nuk mund të them se janë gabime të qëllimshme, por dhe gabimet njerëzore ndikojnë te skuadrat. Është domosdoshmëri të gjykojnë gjyqtarë të nivelit të lartë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!