Besa “intrigon” Superioren, Kastrioti vazhdon

U zhvilluan edhe tri ndeshje në kampionatin e Kategorisë së Parë, të vlefshme për fazën “play-off”-it, dy në grupin A dhe një në grupin B.

Në grupin A, nuk pati surpriza. Në fushën e ekipeve kombëtare në Kamëz, Kastrioti fitoi 2-0 ndaj Korabit, duke ruajtur kryesimin e grupit, pas 40 pikëve të grumbulluara. Ndërkohë, edhe lezhjanët e Besëlidhjes siguruan një fitore të bukur 4-2 ndaj skuadrës shijakase të Erzenit, duke ndjekur krutanët me 9 pikë më pak.

E papritura ndodhi në ndeshjen e Shijakut, ku u përballën Besa dhe Pogradeci. Kavajasit mundën 3-2 me përmbysje liqenorët, duke rihapur garën për në Superiore. Tani skuadra e Pogradecit mbeti në kuotën e 39 pikëve, ndërkohë që Apolonia dhe Lushnja, që do përballen nesër midis tyre, janë respektivisht me 37 dhe 35 pikë.

Grupi A

Besëlidhja-Erzeni 4-2 (Hoxha 22′, 45′, 76′, Fetaj 60’/ Çutra 58′, Rezi 64′)

Korabi-Kastrioti 0-2 (Çela 49′, Ajazi 90′)

Grupi B
Besa-Pogradeci 3-2 (Onuh 4′, B.Lila 55′, Da Konkeikao 70’/ Liçkollari 9′, Alillari 41′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!