Krutanët nuk ndalen, vjen Daci
Kastrioti i Krujës nuk di të ndalet. Presidenca dhe trajneri Ndreu,duket se kanë intensifikuar përpjekjet për të riformatuar me të tjerë elementë grupin.
Klejdi Daci është lojtari më i ri i Kastriotit. Sulmuesi, ka firmosur ditën e sotme një kontratë pesë vjeçare me klubin.
I riu 20 vjeçar, është një lojtar i dalë nga akademia “Partizani” dhe shihet si një përforcim me mjaft vlera për repartin e sulmit, për sezonin aktual, por edhe në vazhdim.