Blindohet Burreli, vijnë 2 brazilianë dhe një norvegjez
Kategoria e Parë ka hyrë në dhjetë ditët e fundit, përpara se të startojë sezonin e ri me 14 shtator.
Skuadra e Burrelit sot ka lënë Tiranën dhe është spostuar në “Liri Ballabani” për t’i dhënë rifiniturën e duhur grupit që ndryshe nga parashikimet, po përforcohet dita-ditës.
Me matjanët, ka firmosur qendërmbrojtësi 23 vjeçar nga shkodra Ditmar Beci por dhe disa lojtarë me peshë nga tregu ndërkombëtar. Beci vjen nga Tomorri i Beratit por në listën e teknikut Gentian Stojku, mësohet se janë përfshirë edhe dy brazilianët Daniel Justino dhe Luis Felipe Assis.
Megjithatë matjanët nuk ndalën këtu, pasi po sot, është vënë nën kontratë edhe norvegjezi Agami,Daniel Fikke Hando.
Në këtë mënyrë, në grupin A, përpos skuadrave të traditës si Kastrioti, Besëlidhja, Erzeni, Dinamo, shtohet edhe një konkurente tjetër për kreun. Ai është Burreli.