Shpërthen Kastrioti, 6 gola në miqësore…

Miqësore: Kastrioti- Flamurtari(Ladorisht) i Maqedonisë së Veriut 6-0.

Kastrioti i Krujës, ndër të paktat skuadra nga Kategoria e Parë që ka udhëtuar jashtë vendit për fazë përgatitore, tregon qartë se klubi po mendon seriozisht kthimin në elitë.

Që prej nisjes së përgatitjeve e deri më sot, krutanët kanë zhvilluar një numër të madh miqësoresh, nga ku shumicën prej tyre i kanë fituar.

Edhe sot, skuadra e drejtuar nga Ramazan Ndreu, zhvilloi një test miqësor në Maqedoninë e Veriut, me skuadrën e Flamurtarit (Ladorisht), ekip që militon në Ligën e Parë të vendit fqinj.

Krutanët e fituan pastër këtë sfidë, teksa e mposhtën kundërshtarin me shifrat 6-0. Patrik Bardhi, shënoi tri herë në portën e Flamurtarit të Ladorishtit, ndërsa dy gola të tjerë, u shënuan nga Klejdi Daci. Në gol edhe lushnjari Brunild Pepa.

Kastrioti do të qëndrojë rreth dy javë në Ohër, nga ku pritet të zhvillohjë të tjera miqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!