Shpërthen Kastrioti, 6 gola në miqësore…
Miqësore: Kastrioti- Flamurtari(Ladorisht) i Maqedonisë së Veriut 6-0.
Kastrioti i Krujës, ndër të paktat skuadra nga Kategoria e Parë që ka udhëtuar jashtë vendit për fazë përgatitore, tregon qartë se klubi po mendon seriozisht kthimin në elitë.
Që prej nisjes së përgatitjeve e deri më sot, krutanët kanë zhvilluar një numër të madh miqësoresh, nga ku shumicën prej tyre i kanë fituar.
Edhe sot, skuadra e drejtuar nga Ramazan Ndreu, zhvilloi një test miqësor në Maqedoninë e Veriut, me skuadrën e Flamurtarit (Ladorisht), ekip që militon në Ligën e Parë të vendit fqinj.
Krutanët e fituan pastër këtë sfidë, teksa e mposhtën kundërshtarin me shifrat 6-0. Patrik Bardhi, shënoi tri herë në portën e Flamurtarit të Ladorishtit, ndërsa dy gola të tjerë, u shënuan nga Klejdi Daci. Në gol edhe lushnjari Brunild Pepa.
Kastrioti do të qëndrojë rreth dy javë në Ohër, nga ku pritet të zhvillohjë të tjera miqësore.