E rrallë, te Burreli firmosin 13 lojtarë

Bum kontratash sot te Burreli që militon në Kategori të Parë. Edhe pse klubi verior pati disa probleme në angazhimet sezonale, teksa u shkarkua tekniku Gjoni, administrata e re, duket se po punon fort për konturimin e skuadrës së re.

Disi e rrallë që brenda një dite, të firmosin kontratat aq shumë futbollistë. Më poshtë, 13 futbollistët që firmosën sot për matjanët:

Ariolion Murja, Igli Koca, Donald Kurbneshi, Romeo Gjoka, Mariglen Stana, Klaudjo Mallunxa, Kleando Farruku, Salvador Gjonaj, Alex Dedgjonaj, Gezim Hysko, Aldo Mitraj, Admir Ujka, Mario Bytyçi.

 Nga ana tjetër stafi teknik, plotësohet me Klevis Gjokën.

 Sakaq, sot Burreli ka mundur në Pezë-Helmës, në një test miqësor Shënkollin në shifrat 3-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!