Fiton Reali dhe Bajerni…
Reali i Madridit, dhe Bajerni i Mynihut, morën fitore në takimet e mëngjesit të sotëm në Internacional Champions Cup.
Madrilenët mbyllen 2-2 kohën e rregullt me Arsenalin,teksa pas gjuatjeve të penalltive, fituan 3-2. Njëri nga golat e galatikëve u shënua nga i padëshiruari Bejl.
Bavarezët kaluan minimalisht Milanin 1-0. Goli i Goteckes në 45+3 i dha suksesin ekipit të Kovaç.
Ndërkaq, Atletiko Madrid, nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Guadalahara Çivas. Pasi barazuan 0-0 përgjatë 90-të minutave, sikrse Reali, fitojnë me penallti.