Liverpuli i verës ‘çalon’

Miqësore: Liverpul-Sporting lisbonë 2-2
Liverpuli kampion Europe në fuqi, pa paraqitet keq në miqësoret e verës. Skuadra e gjermanit Jurgen Klop edhe në takimin e fundit ndaj Sporting Lisbonë, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2.
Në minutën e 4’ Bruno Fernandes, goditi një top i cili pasi u devijua nga një mbrojtës, u pasua nga gafa e portierit Minjolet dhe përfundoi në rrjetë.
Reds-at nuk bëjnë paqe dhe në të 20-tën barazojnë me Oixhin. Është sërish Liverpuli që insiston duke ia afruar golit të dytë. Ai do të vijë në të 44’ me Vijnaldum.
Në pjesën e dytë, portugezët ngulmojnë më shumë dhe sikurse në pjesën e parë shënojnë që në fillim me Vendel në të 54-tën.
Asgjë deri në fund. Liverpuli në tri takime miqësore, nuk fiton asnjë. Më herët, Liverpul u mund nga Dortmundi dhe Sevilja.