Legjenda Raul akuzohet për mashtrim…

Raul Gonzalez Blanko, ish-sulmuesi ikonë e Real Madridit, rrezikon të gjykohet për krim ekonomik, që nëse vërtetohen akuzat dhe ai shpallet fajtor, mund të dënohet nga një deri në katër vite burg.

Sipas gazetës “El Mundo” në vitin 2008, Raul ka falimentuar një nga kompanitë e tij për të shmangur borxhin ndaj të tretëve. Kompania “Aurantia” pretendon nga Raul një borxh prej 7.17 milionë eurosh, duke përjashtuar interesin, për një investim të dështuar në një projekt për energjinë e rinovueshme në Kadiz.

Deri tani Raul nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se nuk e ka shkelur ligjin. Por kompania “Aurantia” akuzon, se kompania “Europa Scar Sport” (ESS) e ish-yllit madrilen, është falimentuar qëllimisht për të mos shlyer debitë, ku pjesë e akuzës janë edhe vëllai Karlos Redondo dhe nënën e tij, Maria Luisa Blanko, të cilët jane pjesë e skemës kriminale.

Për çështjen në fjalë, gjykata e Madridit u ka hapur rrugën hetimeve të nevojshme për zbardhjen e këtij mashtrimi të pretenduar financiar. Para ligjit, edhe ylli Raul Gonzalez Blanko duhet të përgjigjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!