Testi i parë i Tiranës, 2-2 me Renovën…
Në barazim 2-2 ka përfunduar testi i parë i kontrollit për bardheblutë e Tiranës, të cilët prej disa ditësh janë duke u stërvitur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, sot, në orën 17:30, në stadiumin ‘Biljanini Izvor’ të Ohrit, bardheblutë e Tiranës u përballën me skuadrën shqiptare të Renovës.
Ilirid Ademi (22’) dhe Fisnik Zuka (75’) ishin autorët e golave për bardheblutë e vendit fqinj Renovën, ndërsa për futbollistët e trajnerit Mema, realizuan Gentian Muça (36′) nga pika e penalltisë dhe më pas renovarët shkaktuan një autogol pas një krosimi të Hoxhallarit (72′).
Në këtë test të parë trajneri Mema i dha mundësinë të gjithë futbollistëve që kishte në dispozicion për t’u aktivizuar, duke luajtur me dy formacione të ndryshme, në të dy pjesët e miqësores.
Ndërkaq, Tefik Osmani i është bashkuar që sot Tiranës për një sezon. Madje po sot, Mema e hodhi në fushë për 45 minuta. Klubi ne facebook, zyrtarizon lëvizjen. Korçari 34 vjeçar, vjen nga Teuta.