Bashkia, 200 mln. për borxhet e Vllaznisë…

Këshilli Bashkiak i Shkodrës, sot me urgjencë ka miratuar një fond prej 200 milionë lekësh të vjetra për skuadrën e Vllaznisë, shumë e cila do të përdoret për shlyerjen e borxheve dhe detyrimeve fiskale që ka klubi shkodran ndaj tatim-taksave.

Parimisht, kjo shumë ishte planifikuar të miratohej muaj më pare, por për shkak të mungesës së kuorumit, kishte mbetur dhe mbartur që nga muaji maj. Për t’u legalizuar fondi prej 200 milionësh tani duhet firma e prefektit të qarkut të Shkodrës.

Ky është një lajm i mirë për Vllazninë, e cila merr një ndihmë të tillë financiare për të shlyer borxhet, ndërkohë që liçensimi i klubeve të Superiores ka afat deri më 31 korrik.

Me shifrën e mbetur pas likuidimit të 200 milionëve, klubi Vllaznia do të nënshkruajë një akt-marrëveshje me institucionin e tatim-taksave për shyerjen e debisë të mbetur me këste. Kësisoj, edhe liçensimi i skuadrës shkodrane për sezonin 2019-2020, tashmë duket diçka e kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!