Gjici në Kemer, skuadra pret trajnerin…

Safet Gjici, presidenti Kukësit, pasi vuajti eliminimin nga Debrecen, në turin e parë eliminator të Europa League dhe pas shkarkimit të trajnerit Gjoka, duket se ka marrë vendimin për t’u kthjelluar për pak kohë.

Dhe ku ka më mirë, që këtë dukuri njerezore ta realizosh në Kemer të Turqisë, ndërsa në brigjet mahnitëse dhe bukurinë mjedisore, përpos shlodhjes, ke kohë dhe të meditosh.

“Sporti iM”, ka mësuar se Gjici, së bashku me familjen e tij, udhëtoi mengjesin e së shtunës drejt Antalias, për t’u akomoduar më pas në Kemer. Nuk dihet se sa kohë do të pushojë kreu i klubit, por duket se dhe emërimi i trajnerit të ri, pritet të vonojë për pak ditë.

 “Jam i lodhur, ju lutem më lini në qetësi”,- kjo është fraza, që Gjici ka thënë pasi është pyetur për ndonjë zhvillim të ri te skuadra verilidore, në hyrje të Rinasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!