Asensio drejt PSG-së, pritet zyrtarizimi
Pas largimit të Benzema të tjerë futbollistë pritet të largohen nga Real Madrid si Mariano Diaz, Naço,Hazard apo Asensio.
Në fakt Marko Asensio e mbylli zyrtarisht dje qëndrimin e tij te Real Madrid (të dielën e 4 qershorit) dhe është gati të nisë një aventurë të re.
Mesfushori spanjoll, me shumë gjasë ka mbyllur transferimin te PSG ndërsa sipas mediave iberike do të mbërrijë sot në Paris për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me klubin e ri.
Kështu, Parisi ka mposhtur konkurrencën e klubeve të tjera europiane të cilët ishin në garë për sherbimet e Asensios duke i ofruar lojtarit një kontratë të pasur katërvjeçare.