La Liga dhe Serie A, sot verdiktet finale

La Liga:

Sot radha e La Liga dhe Serie A për të luajtur javën e fundit të sezonit futbollistik 2022/2023. Në Spanjë ndërsa Barça është shpallur kampione dhe janë përcaktuar 4 skuadrat e zonës Champions, shto këtu dhe një të 5-të fituar nga Sevilja (fituesja e Europa League), por dhe të dy skuadrave të Europa League, vemendja do të jetë te Conference League. Njëra mes Osasunës, Bilbaos, Xhironës dhe Vajekanos do të marrë biletën e tetë të skuadrave iberike që të dërgon në Europë.

Ndërkohë kaos total në fund. Me Elce dhe Espanjol të rrëzuar, skuadra e tretë që do t’i shoqërojë për në Secunda, do zbardhet vetëm pas fundit të ndeshjeve të sotme të cilat do të zhvillohen në orën 21:00. Java e fundit luhet në dy fasho orësh, 18:30 dhe 21:00.

Të rrezikuara janë që nga vendi i 13-të e deri te ai i 18-të. Ata ndahen me tri pikë dhe janë: Vajadolid, Selta, Almeria, Valencia, Getafe dhe Kadiz. Gjithësesi, përballja Vajadolid (39) – Getafe (41) me shumë mundësi do përcaktojë skuadrën që zbret. Vendasëve iu bën punë vetëm fitorja.

Serie A:

Edhe në Serie A problemi i madh mbetet skuadra që do shoqërojë Sampdorian dhe Kremonezen për në Serie B. Këtu dueli përfshin vetëm Specian dhe Veronën të cilat luajnë në transfertë respektivisht me Romën dhe Milanin. Për t’u zgjidhur dhe dy vende për në Europa League aty ku luftojë Atalanta, Roma dhe Juventus. E treta shkon në Conference League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!