Fenomeni Ronaldo: Nuk e shes klubin, Vajadolid rikthehet

Ronaldo ‘Fenomeni’ u shpjegua fill pas rënies së skuadrës ku ai është president, Vajadolid.

Disa orë pasi u rikthye në Segunda, presidenti doli para mediave në stadiumin José Zorrilla për të treguar se kishte bërë “shumë gabime” dhe për të mohuar çdo thashethem për shitjen e klubit, pavarësisht se ai ka dëgjuar oferta për muaj të tërë.

“A kam menduar për transferimin e Vajadolid? Epo… jo. Natyrisht, tregu i shitjes së klubit është mjaft i nxehtë, por nuk do të largohem nga këtu derisa të lë trashëgiminë që dua”, tha braziliani i cili i qëndroi besnik stafit teknik për të ardhmen.

Ndër të tjera, lideri konfirmoi edhe vazhdimësinë e drejtorit sportiv Fran Sançez dhe Paulo Pecolanos, trajnerit që zëvendësoi Paketën dhe që nuk mundi të shpëtojë skuadrën:

“Ato janë shtylla shumë të rëndësishme për ne. Kemi besim të plotë në ata dhe ne filluam me ta në projektin tonë për t’u rikthyer në La Liga. Tifozët të jenë shumë të sigurt se ne do të bëjmë çdo përpjekje për t’u rikthyer në Primera vitin e ardhshëm”, premtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!