Juve, Roma e Fiore në shtëpi, Uest Hem mban lart Anglinë
UEFA Europa League dhe ajo Conference League do të pasojnë sot ndeshjet e para të luajtura të martën dhe të mërkurën për Champions League.
Liga e Europës sheh sot në gjysmëfinalet e vajtjes; Juventus-Sevilja dhe Roma-Bajer Leverkusen. Të katër ekipet përpos synimit për të kapur trofeun, tentojnë marrin me vete dhe një biletë (fituesi) për të luajtur edicionin e ardhëshëm në Champions.
Në Torino vendos drejtësi gjermani Daniel Siebert ndërsa në sfidën e Olimpico-s gjyqtar kryesor do të jetë anglezi Majkell Oliver.
Ndërkohë Liga e Konferencës ofron duelet Fiorentina-Bazel dhe Uest Hem-AZ Alkmar. Parë emrat e gjysmëfinalistëve, favoritet për të shkuar në finalen e Pragës duken Fiore dhe Uest Hem.
Gjithësesi, sot janë vetëm ndeshjet e para pasi bileta e finales së dytë të këtij kometicioni të ri (i pari u luajt vjet me finalen e 25 majit 2022 në ‘Air Albania Stadium’), vendoset javën e ardhëshme.
François Letexier (FRA ) arbitri i duelit në Firence.
Halil Umut Meler (TUR) gjyqtari i ndeshjes në Londër.
Programi i ndeshjeve sot:
Gjysmëfinale të vajtjes:
Europa League
21:00
Juventus- Sevilja
Roma- Leverkusen
Conference League
21:00
Fiorentina-Bazel
Uest Hem- AZ Alkmar/Sportiim.al/