Bazel trondit Fioren, përmbys Uest Hem

Conference League, gjysmëfinale vajtje:
Fiorentina – Bazel 1-2
Uest Hem – AZ Alkmar 2-1

Janë luajtur gjysmëfinalet e para në Conference League mes Fiorentinës dhe Bazelit, si dhe mes Uest Hemit dhe AZ Alkmarit.

Nuk mungojnë surprizat teksa Fiorentina – Bazel u mbyll me fitoren e zviceranëve në shifrat 1-2. Diuf dhe Amduni në shtesë përmbysën golin e Kabral që u shënua në pjesën e parë. Sakaq, Xhaka e nisi si titullar ndërsa Zeqiri u aktivizua gjatë fraksionit të dytë të sfidës.

I njëjti rezultat edhe në gjysmëfinalen tjetër por në favor të vendasve. Me vështirësi Uest Hem mundi të kalonte holandezët e AZ Alkmar me anglezët që marrin një bonus për sfidën e kthimit.

90 minuta të tjera na presin më 18 maj për të vendosur zyrtarisht finalistet e këtij edicioni të dytë të Ligës së Konferencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!