Sevilja trondit Junajtid, Roma spektakolare ndaj Fejnord

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Janë luajtur këtë mbrëmje ndeshjet e dyta çerekfinale të Europa League me çiftet gjysmëfinaliste tashmë të kompletuara.

Roma hodhi poshtë sërish Fejnordin me Dibalën që vendosi të dërgonte duelin në shtesë duke i prishur festën holandezëve vetëm pak sekonda nga përfundimi i kohës së rregullt.

Në minutat 101′ dhe 109′ shënohen golat vendimtarë për fitoren e Romës së Murinjos me El Sharavin dhe Pelegrinin që presin biletën e italianëve për në gjysmëfinale.

Sakaq, Sevilja shkatërroi Mançester Junajtid duke e mposhtur 3-0 dhe duke i mohuar të drejtën e kalimit të doganës çerekfinale. Anglezët nuk mund të bënin asgjë më shumë në këtë sfidë e cila foli për të zotët e shtëpisë.

Bardhezinjtë e Juventus janë gjysmëfinalistët e tjerë të cilët edhe pse barazuan ndaj Sportingut të Lisbonës, sigurojnë biletën për më tej falë fitores minimale në sfidën e parë.

Kalojnë turin edhe gjermanët e Leverkusen pasi thyen barazimin e vajtjes me fitoren bindëse 1-4 ndaj Union St. Xhilozë.

Çiftet gjysmëfinaliste që ka rezervuar shorti do të përplasin Romën me Bajer Leverkusen dhe Juventus me spanjollët e Seviljes. Sfidat në program për më 11 dhe 18 maj.

Europa League, çerekfinale:
Sevilja – Mançester Junajtid 3-0 (5-2)
Sporting Lisbonë – Juventus 1-1 (1-2)
Roma – Fejnord 4-1 (4-2)
Union St. Xhilozë – Bajer Leverkusen 1-4 (2-5)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!