Vllazni spektakolare, Teuta kapet në …fund
Abissnet Superiore, Java 21:
Tirana – Vllaznia 0-1 (Marku 51′ pen)
Erzeni – Teuta 1-1 (Kallaku 7′ pen/ Leao 86′ )
Klasike në Shkodër dhe derbi në Durrës. Ishin këto dy ndeshjet e javës së 21-të që u zhvilluan këtë pasdite.
Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia e cila për shkak të kalendarit të përditësuar u luajt në Shkodër, ndezi “Loro Boriçin” me ‘udhëtuesit’ që në fund dolën me 3 pikë duke rindezur garën për titull.
Një ndeshje thuajse e barabartë ku penalltia e fituar nga Balaj dhe e kthyer në gol nga Herald Marku rezultoi vendimtare për fatet e sfidës.
Sakaq, derbi rajonal në Durrës mes Erzenit dhe Teutës u mbyll në paqe me shijakasit që vijojnë të surprizojnë. Teuta mori avantazhin e para me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar saktë nga Kallaku, teksa në të dytën do të barazonte Leao në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Pas këtij rezultati, Vllaznia pozicionohet e dyta me 34 pikë, vetëm 3 larg Tiranës kryesuese. Erzeni ngjitet i treti me 31 pikë, ndërsa Teuta renditet e shtata me 25 pikë./Sara Gjidiaj/