Mema largohet nga Kastrioti

Nuk ja doli të rikthejë Kastriotin në nivele shpëtimi. Ardian Mema largohet nga krutanët vetëm pas pak javëve në krye të tyre duke e lënë skuadrën në vendin e fundit të Abissnet Superiore.

Ishte vetë klubi krutan, i cili me anë të një postimi në rrjete teksa shkruan e Mema ka paraqitur dorëheqjen.

Njoftimi:

“Klubi i Futbollit Kastrioti njofton se Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë. Tekniku ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve të klubit të cilët e kanë pranuar vendimin e tij. Klubi e falënderon teknikun për gjithçka dha për ekipin dhe i uron suksese në karrierë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!