Leao: Më pëlqen Arsenali, te Milani …
E ardhmja e Rafael Leaos po shqetëson tifozët e Milanit, por sulmuesi portugez nuk humb kohë teksa dërgon sinjale qetësuese për rinovimin e komplikuar të kontratës së tij.
“Eksperienca në një ligë të re? Po, në të ardhmen… por tani jam 100% i fokusuar te Milani. Jam në një klub të madh dhe jam nën kontratë, më pëlqen edhe qyteti i Milanit.
Unë kam parë shumë ndeshje këtë vit. Më pëlqen Arsenali, mendoj se ata luajnë shumë mirë”, tha ai për RDP Africa. Kështu lideri i sulmit të Milanit duket se shpërndan mesazhe jo vetëm për tifozët por dhe për krerët e klubit kuqezi. Për të rinovuar kontratën./Sportiim.al/