Inter shfaq dyshime për rinovimin e Lukakut

Paraqitja gjithnjë në ulje me një Botëror zhgënjyes, zbeh besimin e Interit për Lukakun.

Në Rexhio, Romelu Lukaku dërgoi sinjale të rëndësishme për sa i përket rikuperimit. Simone Inzagi pret një pjesë të dytë të rëndësishme të sezonit nga belgu, pas një të parë të karakterizuar mbi të gjitha me dëmtime.

Ai humbi 11 nga 15 ndeshje në Serie A, 5 nga 6 në Champions League dhe ishte zhgënjyes në Kupën e Botës. Interi është vërtet i gatshëm të rinovojë huazimin e Big Rom nga Çelsi, por në kushte të ndryshme nga vera e kaluar.

“Në fakt Inter është i gatshëm të rinovojë huazimin, por me çmime më të ulëta dhe ndoshta duke përfshirë një opsion riblerjeje. Një vendim përfundimtar duhet të merret në pranverë. Sigurisht që situata do ndiqet nga performanca dhe aftësia fizike e Lukakut”, zbulon Corriere della Sera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!