Zyrtare/ Tirana- Laçi në “Selman Stërmasi”
Ishte parashikuar në “Air Albania Stadium” (17:45), Tirana-Laçi spostohet në “Selman Stërmasi” (15:00)
Java e shtatë Abissnet Superiore pëson një ndryshim esencial. Sipas Deparatamentit të Garave në FSHF, ndeshja e ditës së premte Tirana- Laçi është vendosur definitivisht për tu zhvilluar në “Selman Stërmasi”.
Ky duel mes kampiones dhe nënkampiones në fuqi pritej të zhvillohej në Arenën Kombëtare por në fund e gjitha vjen zyrtarisht për të luajtur në shtëpinë e bardhebluve.
Ndërkohë ndeshjet e tjera të javës së 7-të janë sipas axhendës së mëparshme.
Të premten:
15:00
Tirana- Laçi
Erzeni-Egnatia
17:45
Vllaznia- Partizani
Të shtunën:
15:00
Kukësi- Bylis
Kastrioti- Teuta (në Kamëz) /Sportiim.al/