Josa: Vllaznia me mungesa, duhet të fitojmë me Partizanin

Vllaznia- Partizani të premten në 17:45 në “Loro Boriçi” për javën e 7-të Abissnet Superiore. Para mediave trajneri i Vllaznisë Mirel Josa.

“Latifi, Boshnjaku dhe Heriç nuk do të marrin pjesë në lojë. Nuk janë thirrur në grumbullim me ekipin kështu që mua më intereson të kem lojtarë 100%. Kemi patur probleme dhe me Hakajn”, nënvizon trajneri.

Josa:

Partizani?

“Ndeshje e rëndësisshme. Kemi një Partizan i cili do të ketë një paraqitje tjetër duke patur parasysh paraqitjen me Tiranën. Për mendimin tim do jetë një skuadër shumë e kujdesshme por ne duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë ne si skuadër në fushën e lojës.

Duhen rregulluar disa gjëra për faktin se duhet të kemi një paraqitje, pjesëmarrje më të madhe në zonën e kundërshtarit apo pasin e fundit. Gjithashtu nuk duhen humbur ekuilibrat e skuadrës sepse Partizani është një skuadër që ka lojtarë cilësor.”

Të dyja skuadrat me mungesa, do ndikojë në lojë e rezultat apo…?

“Mungesat janë pjesë e kampionatit, personalisht dua ti shoh gjërat me lojtarët që kam në dispozicion dhe çfarë mund t’ju marr atyre për të mirën e skuadrës.”

Ndaj Teutës skuadra lëvizi… Mund të rritet ritmi ndaj Partizanit?

“Nuk do ti futemi shumë ndeshjes me Teutën (0-0;red). Thashë që ajo ndeshje pati të mirat dhe dobësitë e veta. Kishim mangësi në konkludim dobësi në pasin e fundit, duhej të ishim më të kujdesshëm. Por dhe mund tu goditshim në momente të caktuara nga ekipi i Teutës. Kështu që duhet kujdes. Më kënaq dëshira e futbollistëve për nesër.”

Titullarët?

“Si kemi përcaktuar ndonjëherë titullarët por të dëmtuarit si Latifi, Boshnjaku dhe Heriç nuk do të marrin pjesë në lojë. Nuk janë thirrur në grumbullim me ekipin kështu që mua më intereson të kem lojtarë 100%. Kemi patur probleme dhe me Hakajn. Do të shohim si do shkojmë stërvitjen e fundit sot dhe të vendosim.”

Sulmi?

“Mendimi im është të bëjmë më tepër në vijën sulmuese.Gjithashtu kemi dy ndeshje që nuk pësojmë gol. Nga njëra anë më ngroh por nga ana tjetër duhet kujdes të mos prishim ekulibrat duke patur parasysh lojtarët që do hedhim në fushë.”

Sa e rëndësishme kjo ndeshje për Vllazninë?

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Sikur të ishim në pozita më të këqija në klasifikim por dhe nëse do ishim më mirë, unë do them të njëjtat fjalë. Ne duhet me e fitu ndeshjen.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!