Në dy ditë/ Java e shtatë, Tirana sërish në ‘Air Albania Stadium’

Java e shtatë Abissnet Superiore e gjën Tiranën sërish pritëse në ‘Air Albania Stadium’. Këtë radhë bardheblutë do të presin Laçin këtë të premte në orën 17:45.

Edhe shkodranët e Mirel Josës do të lujnë këtë ditë një duel deçiziv. Vllaznia-Partizani, po në orën 17:45, në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Gjithashtu të premten në orën 15:00 do të luhet Erzeni-Egnatia, në stadiumin ‘Niko Dovana’.

Sakaq të shtunën janë në program dy duele. Në orën 15:00 në stadiumin “Kukës Arena”, ndeshja Kukësi-Bylis ndërsa në Kamëz ndeshja Kastrioti-Teuta po në 15:00.

Të premten:

15:00 Erzeni- Egnatia

17:45

Tirana- Laçi

Vllaznia- Partizani

Të shtunën:

15:00

Kukësi- Bylis

Kastrioti-Teuta/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!