Luiza Gega pret biletën e Europianit
Luiza Gega ka arritur të sigurojë finalen e Europianit të Atletikës në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.
Në Mynih, atje ku po zhvillohet ky kompeticion, atletja shqiptare garoi sot në baterinë e parë. Gega arriti vijën e finishit e para duke përfunduar garën për 9’30″93.
Luiza Gega e mbylli Botërorin në vendin e pestë. Ky rezultat e favorizon atleten 33 vjeçare në finalen e madhe që do të mbahet më 20 gusht në orën 22:13./S.Gjidiaj/