Luiza Gega kampione Europe

Kampionia në një natë magjike, mbërrin e para dhe vendos rekord kontinental.

Luiza vendos: Shqipëria në vendin 1-rë, Gjermania në vendin 2-të, Anglia në vendin e 3-të.

Luiza Gega në histori. Atletja me përmasa botërore thyen gjithë pritshmëritë duke arritur të ngjitet në majen e kontinentit.

Atletja shqiptare në finalen e 3000 metrave me pengesa,u shpall kampione e Europës në Europianin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Sportistja shqiptare 33 vjeçare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31. Rekord i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010./Sportiim.al/

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!