Madhështia/ Luiza e 5-ta në Botë

Kampionia shqiptare arrin rezultatin historik në Botërorine Atletikës në Oregon të SHBA.

Luiza Gega nuk është nga Kenia por në pistë shqiptarja 33 vjeçare ia del të sillet si një kampione e “erës”. Në garën zyrtare të Oregon (SHBA) kampionia kuqezi u rendit e pesta në finalen e 3000 metrave me pengesa duke thyer shumë nga parashikimet në Atletikë.

Gega regjistroi kohën 9:10.04, duke thyer me mbi 4 sekonda rekordin kombëtar që kishte vendosur disa javë më parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Finalja e 3000 metrave me pengesa në Oregon rezultoi vërtetë spektakolare. Vendin e parë e zuri Norah Jeruto e Kazakistanit me kohën 8:52.02 (prejardhje nga Kenia).

“Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa, duke u renditur e 5-ta në finalen e Botërorit të atletikes në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj. Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike. Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe që u vendos në 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022” shkruan KOKSH./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!