Valbona- Pogradeci, finalja në Elbasan, përcaktohen stadiumet…

Nga një trofe i dorëzuar dje për AF Elbasanin si kampion i Kategorisë së Parë, te një tjetër trofe për t’u zyrtarizuar sot në të njëjtin stadium “Elbasan Arena”.

Veçse këtë radhë niveli është një kat më poshtë me dy skuadrat e promovuara për në Kategorinë e Parë. Bëhët fjalë për finalen e Kategorisë së Dytë; Valbona-Pogradeci e cila do të startojë këtë pasdite me fillim orën 18:00.

Ndërkohë janë përcaktuar stadiumet ku do të zhvillohen finalet e fazës play off të Kategorisë së Dytë.

Kështu dueli i Grupit A, Iliria Fushë Krujë-Sopoti Librazhd do të zhvillohet në ‘Niko Dovana’ të Durrësit këtë të diel ora 15:00 ndërsa AF Luftëtari- Shkumbini, ardhur nga Grupi B, po të dielën në 15:00 në ‘Adush Muça’ të Ballshit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!