Finalja e Kupës së Kosovës, FFK del me njoftim

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka përcaktuar datën kur do të luhen finalet e Kupës së Kosovës për meshkuj dhe femra (2023/24).

Ballkani dhe Prishtina janë dy skuadrat finaliste të edicionit 2023/24 në Kupën e Kosovës, pasi kaluan (24 prill) në gjysmëfinale respektivisht Suharekën dhe Dritën.

FFK ka njoftuar zyrtarisht sot se finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 22 maj, e mërkurë, nga ora 15:00.

Megjithatë, FFK nuk ka treguar impiantin e kësaj finale, por sipas të gjitha gjasave pritet të jetë në Kompleksin e Hajvalisë.

FFK ka njoftuar gjithashtu se finalja në futbollin e vajzave mes të KFF Kosova VR dhe KFF Mitrovica zhvillohet një ditë më vonë, të enjten e 23 majit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!