Sasuolo në sfidë delikate, Bajrami e Kumbulla jashtë

Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 vijnë sot me nga një duel për llogari të kampionateve respektive.
Në Gjermani në program java e 28-të me Eintraht Frankfurt -Verder Bremen teksa vendasit janë në vendin e 6-të ndërsa Verder mban momentalisht pozicionin e 10-të.
Mjaft enigmatike përballja në Itali (20:45) aty ku Salernitana përballet me Sasuolon për javën e 31-të.
Dueli i Ligue 1 i takon çiftit: Lilë- Marsejë 20:45 për xhiron e 28-të. /Sportiim.al/