Çmenduri angleze, Çelsi përmbys Junajtid në shtesë, Liverpul i pari

Gola dhe spektakël në dy sfidat e sotme në Premier League për javën e 31-të. Liverpul kaloi përmes shifrave 3-1 Shefil Utd duke rimarrë kreun e kampionatit anglez e arritur në kuotën e 70 pikëve. Dy më shumë se Arsenal dhe tre nga Siti.

Ndërkohë para pak minutave Çelsi dhe Mançester junajtid dhuruan një sfidë madhështore të mbushur me emocione në ‘Stamford Bridge’. Ndonëse dueli nisi me epërsinë e dyfishtë të bluve në harkun kohor të 45 minutave Djajtë barazuan për 2-2.

Në të dytën ekipi i Ten Hag kaloi përpara duke udhëhequr deri në fund 2-3. Kur dukej se sfida kishte përfunduar, Çelsi fiton një penallti duke barazuar me Kol Palmer. Ishte sërish talenti anglez i cili një minutë më vonë teksa luhej e 90-11′-ta, shënoi edhe golin e përmbysjes së çmendur (tre gola në këtë takim) për 4-3 final.

Sakaq u luajt një takim për javën e 26-të në La Liga. Granada u mund 0-1 nga Valencia. Në këtë ndeshje sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni luajti për 79′ minuta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!