Bajrami shënon për Sasuolon, festën e prish… arbitri

Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 luajtën sot nga një duel për llogari të kampionateve respektive.

Në Gjermani në program ishte java e 28-të me Eintraht Frankfurt -Verder Bremen e cila në fund prodhoi barazimin 1-1. Vendasit janë në vendin e 6-të ndërsa Verder mban pozicionin e 10-të.

Mjaft luftarake figuroi përballja në Itali (20:45) aty ku Salernitana ndali Sasuolon për javën e 31-të me rezultatin 2-2.

Në fushë përkundër informacioneve të para, u hodh në fushë Nedim Bajrami (luajti 66′) i cili shënoi edhe golin e dytë për Sasuolon në të 44′. Në minutën e 69′ radha e Marash Kumbullës për të marrë minutat e tij.

Dueli i vetëm i Ligue 1 ishte Lilë- Marsejë për xhiron e 28-të. Vendasit triumfuan me rezultatin 3-1. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!