Ceferin për Samitin e Koimbra-as: Futbolli mbetet vlerë dhe jashtë privilegjëve

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin theksoi se futbolli europian duhet të jetë vazhdimisht vigjilent, përpara rikthimit të mundshëm të Superligës Europiane e inciuar nga Real, Barça dhe Juve.

Më 18 prill 2021, shpallja e themelimit të Superligës Europiane shpërtheu si një bombë, duke shkaktuar tronditje në komunitetin e futbollit.

Pasoi një betejë mes UEFA-s dhe anëtarëve themelues të kompeticionit, me presion mbi këta të fundit që i detyroi ata të braktisnin provizorisht planin.

Por presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke folur në video-hapjen e Samitit të XII të Presidentëve në Koimbra (Portugali), teksa marrin pjesë përfaqësues të 34 skuadrave profesionale portugeze të futbollit, theksoi se ai dhe UEFA duhet të jenë vigjilentë.

Ai nënvizoi gjithashtu se futbolli “nuk mund të bazohet në privilegje” por në vlerë sportive.

Njëkohësisht ai foli edhe për formatin e ri të eventeve të “Kontinentit të Vjetër”, duke saktësuar se edhe skuadrat që nuk marrin pjesë do të kenë më shumë financime se në të kaluarën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!