FIFA dhe UEFA shkresë zyrtare Federatës së Futbollit në Spanjë/ Qartësohuni

FIFA dhe UEFA i dërguan një letër të përbashkët Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) në të cilën ata kërkuan të qartësohej “shpejt” fushëveprimi i hetimeve të drejtësisë iberike në rastet e korrupsionit që lidhen me dhënien e Superkupës së Spanjës për Arabinë Saudite dhe rinovimin e stadiumi Cartuja në Sevilje gjatë presidencës së ish-presidentit Luis Rubiales.

Në letrën e nënshkruar nga sekretarët e përgjithshëm të FIFA-s, Matias Grafsrom dhe të UEFA-s, Teodore Theodoridis, drejtuar presidentit aktual të Federatës së Futbollit Pedro Roka dhe të cituar nga gazeta AS, i kërkojnë federatës të informojë për arsyet e hetimin gjyqësor dhe të specifikojë emrat e personave të përfshirë.

Ata gjithashtu kërkojnë të dinë të gjitha veprimet që “RFEF po kryen duke filluar nga hetimet policore”. Dhe çfarë masash “janë marrë dhe janë planifikuar të merren në këtë drejtim”. Sipas AS, letra është hapi që i paraprin administrimit të Federatës Spanjolle të Futbollit nga FIFA dhe UEFA, nëse organi nuk rinovohet. Presidenti i komisionit të menaxhimit të RFEF, Pedro Roke, do të takohet me anëtarët e FIFA-s javën e ardhshme për të trajtuar çështjet e ngritura, sipas burimeve të RFEF të raportuara nga radio Cadena Ser.

Ndërhyrja e dy organeve ndërkombëtare vjen pas arrestimeve dhe kontrolleve të kryera javën e kaluar nga autoriteti gjyqësor si pjesë e hetimit të hapur nga Gjykata e Majdahonda (Madrid) për kontratat e dyshuara të parregullta të mbyllura nga Federata e Futbollit në 5 vitet e fundit, gjatë presidencës së Luis Rubiales, përfshirë transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabia Saudite dhe punimet e rinovimit të stadiumit Seville Cartuja, në të cilin pretendohen abuzime të administrimit të padrejtë, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Dhe edhe pas kërkesave të djeshme, nga Prokuroria Publike e Audiencia Nacional, për një dënim prej 2 vitesh e gjysmë ndaj Luis Rubiales, aktualisht në Republikën Domenikane, për puthjen ‘e vjedhur’ ndaj futbollistes Xhenifer Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës të Futbollit për Femra e fituar nga ‘Roja’ më 23 gusht 2023 në Australi dhe Zelandë të Re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!